×
  • Lajme
  • Lajme

    Para disa dite rekomandoi qytetarët të dalin në parqe, tash e kërkon të kundërtën

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 21:43

    Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se rekomandimet e Institutit kishin qenë të duhurat, dhe që ne Kosova mund të ndalet shpërndarja e virusit nëse qytetarët i binden urdhërave të Qeverisë që të ndalin lëvizjet dhe daljet e panevojshme.


    ”Kemi një risi, tani po kontrollojmë ata që kanë ardhë në aeroport dhe po shkojmë në kokën problemit duke kontrolluar ata që po e shpërndajnë dhe rrethin.”

    ‘’Është gati e pamundur që kjo vatër e infeksionit të vazhdojë të shpërndahet nese vazhdojme keshtu. Personi i parë e dimë që ka ardhë nga italia dhe nuk e ka ditur normalisht që është i sëmurë. Ashtu ai e ka shpërndarë në familje. Duhet ta kuptjmë që jemi në një fillim të epidemisë, por në realitet e dimë që jemi dy muaj e gjysmë prej rasteve të para në Kinë. Numri total i testeve të kryera është 284. Një karakteristikë është që e kemi vonuar ardhjen e virusit, dhe këtu është puna e institutit dhe masave që kemi marrë. Prej 1 janarit kemi ngritur nivelin e vigjilencës kur u rritë rreziku në Kinë. Kulmin e epidemisë mund të paramendohet që do të jetë një muaj deri një muaj e gjysmë.’’, thotë ai.

    Ai shton se dalja e qytetarëve në parqe nuk është aspak adekuate, dhe që duhet të ndalen që të mos bëhemi vatër e epidemisë.

    Mirëpo, para disa dite mjeku, Ramadani, tha se qytetarët mund të dalin në natyrë pasi që është koha e mirë dhe si rezultat i kësaj e mundim koronavirusin

    “Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër”,ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!