×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgim edhe për babain e 3 vjeçares, avokati Spahiu: U barazuan veprimet çnjerëzore të të ashtuquajturit “logoped”

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 17:18

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se ka abuzuar me një fëmijë me autizëm teksa po e trajtonte në ordinancën e tij private në Gjilan.

    Përveç tij, masa e paraburgimit iu është caktuar edhe babait të vajzës dhe familjarit të tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht logopedin.

    Sipas avokatit Arbër Spahiu janë ‘barazuar veprimet e ndërmarra nga prindi i vajzës dhe dajës me veprimet ç’njerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”’.

    “Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të mbrojturit tonë dhe babait te vajzës së keqtrajtuar nga Logopedi Iljasa Fazliu, e njëkohësisht e ka caktuar masën e paraburgimit edhe ndaj të dyshuarit të parë- Logopedit. Me anën e këtij vendimi janë barazuar veprimet e ndërmarra nga prindi i vajzës 3 vjeçare dhe i dajës së saj me veprimet ç’njerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”, i cili është dashur që ta trajtojë në mënyrë profesionale vogëlushen e pafajshme. Brenda afatit ligjor do të ushtrojmë ankesë dhe shpresojmë qe Gjykata e Apelit do ta trajtojë rastin në mënyre objektive. Me respekt Avokatura SPAHIU” – shkroi në Facebook.

    Logopedi nga Gjilani në mbrojtjen e tij për gjykatën, ka deklaruar se ka trajtuar 10 raste me autizëm dhe se rasti konkret ka qenë një lëshim i momentit.

    Fazliu, në deklaratën e publikuar nga Insajderi, ka thënë se fëmijën në fjalë nuk e dëmton asgjë sjellja e tij sepse e njëjta ende nuk është diagnostikuar plotësisht me autizëm.

    “I pandehuri Iljasa Fazliu ka deklaruar se e mbështet deklarimin e mbrojtësit të tij duke shtuar se i njëjti është ekspert i kësaj lëmie dhe 24 vite përvojë punë, ku ka trajtuar mbi 10 mijë raste të tilla dhe sa i përket rastit konkret i njëjti ka ndodhur si një lëshim i momentit dhe fëmijën nuk e dëmton asgjë sepse e njëjta ende nuk është diagnostifikuar plotësisht me autizëm dhe e kuptoj ndjeshmërinë e prindit dhe atë thellësisht”, thuhet në dosjen e gjykatës të ketë deklaruar i dyshuari.

    Dëshmia para gjykatës e logopedit të arrestuar për keqtrajtimin e pacientes 3 vjeçare: Fëmijën nuk e dëmton asgjë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!