×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgim për 43 vjeçarin, keqpërdori seksualisht dy të mitura

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:43

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 43-vjeçarin i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht dy vajza 13-vjeçare.


    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate ngas Gjykata Themelore e Prishtinës.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A për shkak të veprës penale Sulm seksual nga neni 229 par.6 lidhur me par.1 të KPRK-së. Të pandehurit B.A iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Sipas gjykatës, kjo masë është adekuate për zhvillim të papenguar të çështjes penale, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe moshën e të dëmtuarave.

    “Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme”, thekson njoftimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!