×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse kthehen tarifat e lira, kthehen reduktimet”, paralajmërohet kthimi i reduktimeve të rrymës në Kosovë

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 7:19

    Reduktimet me energji elektrike mund të kthehen sërish në Kosovë. Një paralajmërim të tillë e ka dhënë Operatori i Sitemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

    Paralajmërimi i KOSTT’it vjen pasi Gjykata e Apelit vërtetoi atvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave të shtrenjta të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji( ZRRE).

    Nga kjo kompani kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit, për t’iu shmangur reduktimeve.

    “KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit. Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E”, thuhet në reagimin e kompanisë.

    Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentit për Çështje Administrative, me të cilin kjo e fundit kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!