×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron profesori: Në Universitet kolegët do të keqpërdorin 100 mijë euro

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 12:47

    Profesori i Universitetit të Mitrovicës, Fitim Zeqiri, ka paralajmëruar se kolegët e tij po përgatisin keqpërdorimin e rreth 100 mijë eurove.


    Ai ka thënë se kjo do të bëhet nën mbikëqyrjen e rektorit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Alush Musajt, si dhe kryetarit të Këshillit të Etikës, Islam Qerimit.

    Profesori Zeqiri e ka ftuar prokurorin e shtetit që të hetojë, duke thënë se është i gatshëm të jap dëshmi çdo ditë, shkruan Reporteri.net.

    Publikimi i plotë:

    Në vitin akademik 2019/20, në Universitetin e Mitrovicës do të keqpërdoren përafërsisht rreth 100.000 euro.

    E gjithë kjo ndodhë nën mbikëqyrjen e rektorit z.Alush Musaj. Si dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Këshillit të Etikes, Islam Qerimi.

    Ftoj prokurorin e shtetit publikisht se unë përsonalisht çdo ditë punë, nga ora 8-16, do të ofroj dëshmi në ndaljen e abuzimit me paranë e buxhetit të Kosovës.

    Të gjitha bëhen në kundërshtim me ligjet dhe aktet në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!