×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Parashikimi i motit, maksimalja sot deri në 30 gradë

    Reporteri
    22 Gusht 2024 | 6:46

    Interevale më të gjata me diell prashihen ditën e enjtë në vend. Vetëm orëve të pasdites aty këtu mund të zhvillohen kushte për riga lokale shiu.

    Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, derisa ato maksimale pasdite arrinë vlera prej 29C e 30C. Do të fryjë erë verilindore mesatare 5-12m/s.

    Mot më stabil po paraqitet në ditët vijuese përgjatë fundjave. Do të ketë më shumë intervale me diell, e vransira kalimtare herë pas here. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 32C e 33C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C. Frynë erëra kryesisht veriore e verilindore të lehta dhe mesatare 3-10m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!