×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim: Nesër vishuni më trashë, sërish temperatura të ulëta

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 17:35

    Prishtina Weather paralajmëron se nesër do të jetë më ftohtë, dhe me reshje lokale shiu. Ndërsa në fundjavë paralajmërohet për mot më ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell.

    Sipas parashikimit të motit, në dy ditët e ardhshme vendi ynë mbetet tutje nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të shtypjes së ulët, që ndodhen mbi Itali, ku pritet të sjellin mot me vransira dhe reshje lokale shiu gjatë ditës së enjte dhe të premte, ndërsa masat e ftohta ajrore që janë shtrirë mbi Europën qëndrore do të sjellin mot më të ftohtë.

    Mirëpo, në ditët e fundjavës fusha më stabile dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të favorizojnë kushte për mot më të ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell.

    Nesër – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.

    Pasnesër – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.

    18 dhe 19 maj  – Në fundjavë mot i ngrohtë. Të shtunën kryesisht me diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

    20 maj – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!