×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 15:25

    Moti në javën që vjen pritet të jetë i ndryshueshëm, me të hënën që do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

    Të martën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

    E mërkura do të jetë e ngjashme me të martën, me vranësira dhe intervale me diell.

    Të enjten do të ketë vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.

    Ndërkohë, të premten, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!