Parashikimi i motit për sot: Diell, vranësira dhe reshje shiu

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, i shoqëruar me shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s.