×
  • Lajme
  • Lajme / Pranverë në dimër

    Parashikimi i motit, temperaturat gjatë ditës shkojnë deri në 18 gradë

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 7:13

    Mot i butë parashihet të mbretëroj edhe ditën e martë me temperatura maksimale që shkojnë deri në 16C e 18C.

    Fillimisht do të ketë më shumë kthjellime, derisa gjatë ditës vransirat vijnë duke u shtuar, që aty këtu ndoshta edhe mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu orëve të mbrëmjes. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 4C e 5C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 5-11m/s.

    Ditën e mërkurë do të dominojnë më shumë vranësirat, ndërkaq të enjten dhe të premten paraqiten mundësi për të reshura shiu në pjesë të vendit, ndërkohë që edhe temperaturat zbresin lehtë në deri në 12C. Në fundjavë temperaturat sërish marrin trend rritës deri në 16C, maksimalet.

    Erërat që parashihet të frynë edhe ditëve vijuese do të vazhdojnë të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë. Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme apo të mira. Vetëm orëve të mbrëmjes aty këtu, ku do të ketë kushte të qeta, pa erë, koncentrimet e ndotësve ajror shënojnë rritje, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta, njofton Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!