×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi qe nuk i doli Veton Surroit, tha se nuk do të formohet fare Qeveria LDK-AAK

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 8:51

    Kuvendi i Kosovës votoi dje qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenime.


    Por, publicisti Veton Surroi, kishte pasur dyshime do të formohet një qeverisje e qëndrueshme LDK-AAK, shkruan Reporteri.net.

    Ai në një intervistë në RTV Ora, duke analizuar zhvillimet e fundit politike, ka thënë se formimi i Qeverisë Hoti është një tentativë antiligjore dhe antikushtetuese që sipas tij do të dështojë.

    “A mund të jetë qeverisje qëndrueshme LDK-AAK? Mendoj se nuk do të formohet fare.”, kishte thënë Surroi.

    Ai orkestrues të gjithë kësaj situate e sheh presidentin Thaçi.

    Qeveria Kurti u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës.

    Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, presidenti Thaçi kërkoi një kandidat të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë që nuk ndodhi.

    Presidenti Thaçi pas konsultimit me partitë politike nëse janë në favor të shkuarjes në zgjedhje apo zgjedhjes së një qeverie të re, mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së si kandidat për formimin e qeverisë së re.

    Dekreti i presidentit Thaçi përfundoi në Gjykatë Kushtetuese e cila tha se dekretimi i Avdullah Hotit ishte veprim kushtetues. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!