×
  • Lajme
  • Lajme

    Parim Olluri thotë se Haki Abazi e Xhelal Sveçla qëndrojnë prapa sulmit ndaj Insajderit

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 20:06

    Drejtori dhe një nga pronarët e Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se është sulmuar faqja e medias së tyre në Facebook. Ai ka akuzuar dy persona se qëndrojnë prapa kësaj dhe ka thënë se të njëjtit kanë dëmtuar edhe disa media tjera, shkruan Reporteri.


    Zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla janë akuzuar sot nga Drejtori i Gazetës Online “Insajderi”, Parim Olluri se po mbështesin personat që sipas tij kanë sulmuar faqet elektronike të Insajderit.

    Olluri përmes një statusi në Facebook ka thënë se ata po bëjnë presion që të mos ketë hetime. Ai poashtu ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti që të ndalojë vartësit e tij:

    Ky është statusi i tij i plotë:

    Njoftim per lexuesit e Insajderit,
    Kriminelet Florim e Ardian Alaj kane sulmuar serish Insajderin. Tash faqen ne Facebook. Te dyte jane te mbeshtetur nga Haki Abazi e Xhelal Sveçla.
    Zevendes kryeministri Abazi dhe ministri Sveçla jane duke e terrorizuar Policine e Prokurorine, duke iu bere presion qe t’i mos i arrestojne kriminelet qe po e sulmojne Insajderin.
    Ky grup kriminal i ndihmuar nga Haki Abazi e Xhelal Sveçla ka aktakuze edhe per nje rast tjeter. Per sulmin ndaj faqes se Infokusit. Eshte nen hetime edhe per demtim te Indeksonline dhe RTK-ne.
    Fati yne qe kemi dhjetera faqe ne Facebook. Me lexueshmeri jemi shume mire. Asnje sulm me prapavije politike nuk mund ta demtoj nje kompani te fuqishme mediale, te cilen nuk kane mundur ta rrezojne shume kriminele te tjere, dhjetefish me te rrezikshem se sa keta qe kryejne argatllek te perkohshem per parti politike.
    Kerkoj pergjigje publike nga Albin Kurti se si i lejon vartesit e tij qe te nderhyjne ne organet hetimore, me qellim demtimin e nje mediumi kritik ndaj Qeverise se tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!