Tri javë para zgjedhjeve, Zanë Basha, motra e deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba raportohet se është punësuar në Ministrinë e Drejtësisë.
Kështu ka thënë Paris Guri i LDK-së, teksa ka nxjerrë edhe dokumentin.
Guri në një video të publikuar në Facebook tha se në konkurs kishin aplikuar 73 persona.
“Nga 73 aplikime në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, gjeni se kush është pranuar. Motra e Salih Zybes, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në Ministrinë e Albulena Haxhiut. Në Ministrinë e Drejtësisë”.
“Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit”, ka thënë ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.