×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 6 orëve përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, do të vazhdojë edhe nesër

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 19:47

    Para disa casteve ka përfunduar intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.


    Kjo është dita e dytë me radhë që presidenti është duke u intervistuar në intervale të njëjta.
    Express mëson se intervistimi do të vazhdojë edhe nesër prej orës 13:00.

    Presidenti nuk është pronocuar për medie pas daljes nga Specialja sot. Ndërsa dje, ai pas intervistimit tha se kanë pasur shkëmbime të teknikaliteteve në mes avokatit të tij dhe prokurorëve.

    Ndryshe, Prokurori i Dhomave të Specializuara në fund të qershorit publikoi propozimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaci, kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, si dhe 9 anëtarëve tjerë të UÇK’së.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!