×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Amerikës, edhe Britania reagon për punësimin e personave të pakualifikuar në pozita shtetërore

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 13:09

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dy ditë më parë ka reaguar ashpër ndaj, siç thonë ata, veprimeve të Qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar dhe të dënuar për krime lufte, në pozita të larta qeveritare.


    Sipas tyre, në demokraci njerëzit e emëruar në pozita të larta duhet të kenë fytyrë etike dhe të jenë të kualifikuar, shkruan Reporteri.net.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin thellësisht të shqetësuara nga veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare – përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës”, thuhej në reagimin e Ambasadës.

    Pas Ambasadës amerikane me një reagim të ashpër ka dalë edhe Ambasada Brtianike në Kosovë.

    Përmes një postimi në Twitter, kjo ambasadë ka thënë ndan të njëjtat shqetësime për emërimin e njerëzve të pakualifikuar.

    “Ne e ndajmë të njëjtin shqetësim me ambasadën e SHBA-ve për emërimin e njerëzve të pakualifikuar në pozita të larta shtetërore”, thuhet në këtë postim. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!