×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas arrestimit Nasim Haradinaj është dërguar në zyrat e EULEX-it në Kosovë

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 18:24

    Nënkryetari OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj është dërguar në zyrat e EULEX-it, të cilat ndodhen Kosovë.


    Haradinaj, momentalisht është duke u intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

    Ai është dërguar atje rreth orës 16:50 derisa ishte duke u futur në një medium kosovar për të dhënë intervistë.

    Haradinaj ishte përcjellur me tri vetura të Policisë së Kosovës në këto zyra, pasi kishte refuzuar bashkëpunimin me zyrtarët e EULEX-it.

    “Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në momentin e arrestimit.

    Bastisja në zyret e OVL-UÇK-së është duke vazhduar ende, fillimisht u arrestua kryetari, Hysni Gucati i cili është nisur për në Hagë e pastaj nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

    Brenda zyrave është duke qëndruar tash e 8 orë, avokati Tomë Gashi, i cili përfaqëson veteranët e OVL e UÇK-së, pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale dhe dosjet që arritën në selinë e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!