Edhe një goditje nga ndërkombëtarët ka shkuar në adresë të Pal Lekës. Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, thotë se shteti i tij e mbështet ambasadorin e Zvicrës dhe se korrupsioni e nepotizmi janë plagë për Kosovën.
Didier Chabert pajtohet me fjalët e kolegut të tij zviceran. Ai, në fakt shton edhe më shumë rreth gjendjes aktuale në Kosovë.
Chabert shkruan në Twitter se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën.
“Ambasada e Francës mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën”, ka shkruar Chabert.
Ndryshe, këto reagime kanë ardhur ardhur pasi mbrëmë, ministri i Infrastrukturës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Pal Lekaj, teksa ka komentuar deklarimet e ambasadorin zviceran të bëra në Skenderaj, ka thënë se po të kishte kompetenca do ta dëbonte nga Kosova.