×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas deklaratës së QUNIT-it për manastirin e Deçanit, ambasadori italian: Është koha për zgjedhje të guximshme

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 19:30

    Ambasadat e vendeve të QUINT-it (ShBA, Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se provë kryesore e vendosmërisë së qeverisë së re është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.


    Pas kësaj deklarate ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando.

    “Iu bashkova kolegëve të mi të Quint-it në inkurajimin e Qeverisë së Kosovës që të përmbushin angazhimin e tyre në sundimin e ligjit, duke zbatuar urgjentisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së manastirit të Deçanit. “, ka shkruar ai në Twitter.

    ndërkohë në deklaratën e lëshuar nga Ambasadat e vendeve të Quint-it thuhet se respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë.

    “Më 22 Mars, një Qeveri e re u emërua me një mandat të fortë reforme dhe respekt për sundimin e ligjit. Një provë kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!