×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas disa muajsh, Shqipëria e kalon Kosovën me vdekje dhe raste të reja me COVID

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 17:16

    Sot në Shqipëri është shënuar numër rekord viktimash. COVID ua mori jetën 17 personave, ndërsa numri i infektimeve arriti në 795 raste të reja brenda 24 orëve nga 2 mijë e 352 testime.


    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktimat janë nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç, transmeton Reporteri.net.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë. Janë kryer 2352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

    E ky numër i të infektuarve bën që Shqipëria, pas disa muajsh, të ketë më shumë viktima e raste të reja sesa Kosova. Sot në Kosovë u regjistruan 12 vdekje dhe 645 raste të reja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!