×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas djalit të Demaçit, reagon edhe skulptori për shtatoren

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 10:12

    Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi është vënë gurthemeli i shtatores së tij në Prishtinë, me modelin e të cilës nuk u pajtuan familjarët e veprimtarit Demaçi.


    Këtë shqetësim para të pranishmeve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari, i cili tha se për këtë shtatore ka zgjidhje më të mira.

    “Desha ta shpreh një shqetësim edhe publikisht ne si familje nuk jemi pajtuar që kjo shtatore dhe ky modeli që është prapa nesh mos të jetë model ideor i ngritjes së shtatores në këtë formë, mendojmë që ka zgjidhje edhe më të mira për zgjidhje të një projekti për shtatoren me bacën Adem Demaçi”, tha Shqiptari.

    Pas kësaj deklarate fillimisht reagoi Jahja Lluka nga zyra e kryeministrit, duke thënë se do të kontribuojnë të gjithë që shtatorja e Adem Demaçit të jetë më e mira.

    Tashmë reagoi edhe autori i projektit ideor i përzgjedhur nga komisioni përkatës, Gëzim Muriqi.

    Muriqi ka dalë fitues me pikët teknike-artistike, por ky vendim ende nuk është bërë publik nga komisioni, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet Muriqi, transmeton kp.

    “Pas ‘presioneve’ mediale, ndaj imazhet (tashme publike) e projektit ideor i përzgjedhur nga komisioni përkatës (fatemirsisht publik) si fituesi me pikët teknike-artistike. Ndonëse ende s’kam konfirmim zyrtar. Pse ky averzion?”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!