×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas formimit të Qeverisë Hoti, reagon Presidenti Thaçi

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 13:33

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.


    Ai i ka përgëzuar deputetët për votimin e Qeverisë, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!