×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Haxhi Shalës, NISMA’n e braktisë edhe një tjetër anëtar në Prishtinë

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 21:06

    Deputeti Haxhi Shala gjatë ditës së sotme ka lënë partinë Nisma Socialdemokrate për t’iu bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.


    Pas Shalës, nga NISMA është larguar edhe sekretari i Rinisë së NISMA-s në degën në Prishtinë njëherit kryetari i nëndegës së Dardanisë në Prishtinë, Lekë Shabani, shkruan Reporteri.net.

    Shabani përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se pas shumë sfidash e pakënaqsish, pas zërit të tyre kritik të shtypur, janë detyruar të bashkohen me një grup tjetër politik, i cili sipas tij vlerëson bindjet e tyre dhe u beson atyre me përgjegjësi të reja.

    Ai ka njoftuar se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë përkrahë deputetit Haxhi Shala.

    Po ashtu gjatë ditës së sotme ka pasur edhe largime të tjera, kryesisht nga forumet rinore të NISMA-s të cilët kanë dashur që të vazhdojnë ta përkrahin Shalën.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Prill 2014, i’u rreshtova Nisma Socialdemokrate duke qene i ftuar nga miku i familjes sime, z.Haxhi Shala, sebashku kaluam ne procese te ndryshme politike, duke themeluar dege e nendege ne çdo qytet e fshat te Kosoves, duke afruar miq e dashamir rreth projektit ne te cilin besuam, besuam se eshte i duhuri dhe do te ndertojme nje ambient meritokrat mbi baza ligjore e njerzore.

    Sot, pas shume e shume sfidash e paknaqesish, pas zerit tone kritik te shtypur, jemi te detyruar te bashkohemi me nje grup tjeter politik, grup i cili na vlereson per bindjet qe kemi dhe na beson ne pergjegjesi te reja.

    Andaj per hire te korrektesise jap doreheqje nga pozita e Kryetarit te nendeges se Dardanise dega Prishtine, Sekretarit te Rinise dega Prishtine, duke vazhduar rrugetimin politik perkrah deputetit Haxhi Shala.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2733971396880456&set=a.1390972871180322&type=3

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!