×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë, reagon Presidenti Thaçi

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 18:08

    Pas konfirmimit në një seancë të jashtëzakonshme të dy rasteve me koronavirus në Kosovë, ka reaguar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.


    Ai përmes një statusi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i ndjekin instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse, shkruan Reporteri.net

    Ndryshe, Thaçi gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët edhe të mos bëjnë panik dhe të kenë kujdes me njëri-tjetrin.

    “Të nderuar qytetarë, Më herët u njoftova nga institucionet e vendit se tashmë janë konfirmuar rastet e para me virusin COVID19 në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse. Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin. Ne, së bashku, do t’ia dalim! HTH”, ka shkruar Thaçi.

    Kujtojmë që dy rastet e konfirmuara është një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare dhe një tjetri i moshës 77 vjeçare.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!