×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas kthimit në MPB, Agim Veliu dezinfekton zyrën ku qëndroi Xhelal Sveçla

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 20:25

    Agim Veliu merr detyrën e ministrit, thotë se Sveçla do të duhej t’i dorëzonte mandatin.


    Deri me 3 qershor në krye kësaj ministrie ishte Xhelal Svecla.

    Ai u largua nga kjo zyrë, pasi që u votua qeveria e re.

    E një ditë më vonë këtu pritet të vij ministri i sapozgjedhur.

    Por, para se Agim Veliu të vijë në këtë hapësirë, po kryhen disa përgatitje.

    Gjithçka këtu po dezinfektohet.

    Ani pse dezinfektimi u krye, emiri i ministrit Agim Veliu nuk është vendosur në derën më të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    E pas disa minutash, njeriu më i përfolur si shkaktar i prishjes së koalicionit mes VV-së e LDK-së, erdhi në vendin e tij të punës.

    Për stafin, Agim Veliu nuk është i panjohur.

    Vetëm para dy muajsh, ata kanë punuar bashkë me Veliun, pikërisht kur ai ishte ministër i MPB-së në qeverinë që për kryeministër kishte Albin Kurti.

    Por, zyrën e të parit të kësaj ministrie politikani nga Bradashi prej tash e drejton në kuadër të Qeverisë së Avdullah Hoti.

    Ish kryetari i Podujevës, flet ndjesinë e kthimit në këtë zyrë, pasi në mars u shkarkua nga Albin Kurti.

    Por, detyrën e Ministrit, ai nuk po e merr nga paraardhësi, ish ushtruesi i detyrës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla.

    Veliu thotë se është shmangie e përgjegjësisë mos dorëzimi i detyrës nga ana e ish zv ministrit të MPB, që për disa muaj udhëhoqi këtë ministri.

    Këtu, nënkryetari i LDK-së u zotua se do të vazhdojë punët që ka nisur.

    E gjithë ceremonia e marrjes së detyrës u përmbyll edhe me vendosjen e emrit të tij në derën e zyrës së ministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!