×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas mesnate pritet të nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve në Artanë

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 23:23

    Puna për nxjerrjen e trupave të pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi është duke vazhduar edhe në këto momente në Minierën e Artanës.


    Pritet që diku edhe pas dy orës me intensitetin të lartë të punës të bëhet nxjerrja e trupave të tyre, njofton Klan Kosova.

    Ekipit të Klan Kosovës që po qëndron atje i është konfirmuar se familjarët kanë dhënë lejen që të bëhen mihje vetëm në mënyrë që të tërhiqen trupat.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur ku në njërin nga horizontet e minierës së Artanës ka pasur shembje të dheut.

    Dy personat që kanë humbur jetën tragjikisht ishin brenda derisa një pjesë e minierës u shemb, ndërkohë që disa të tjerë morën lëndime të lehta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!