×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, VV thërret konferencë të jashtëzakonshme

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 14:30

    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.


    Në partinë e Albin Kurtit nuk kanë treguar se për cfarë teme do të flasin apo kush do të deklarohet para mediave.

    Të njejtët kanë bërë publik vetëm orën e konferencës.

    “Në orën 14:45 te Kuvendi i Kosovës, Lëvizja mban konferencë për media. Ftojmë mediat ta përcjellin”, ka shkruar Arlind Manxhuka nga zyra për media e LVV-së në një shkrim në Facebook.

    Kjo konferencë vjen pak minuta pasi në Kuvend ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!