×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas një dite, Hoti reagon për arrestimet e Speciales: Vepruan sipas përgjegjësive ligjore

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 13:56

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme të krerëve të OVL-UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale.


    Hoti ka thënë se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese.

    Sipas tij, veprimet e tyre duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka thënë Hoti.

    Ai ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

    “Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!