×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas raportimit të Reporteri.net, shteti i përfshinë në evidenca zyrtare edhe dy rastet në Veri me Coronavirus

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 17:32

    Drejtori i SHSKUK-së, Naser Ramadani, përmes një video-konference për media ka konfirmuar se janë dy raste me COVID-19 janë shënuara në veriun e Mitrovicës. Konfirmimi ka ardhur pak orë pasi Reporteri.net raportoi për të infektuarit në veri të vendit që Kosova nuk i regjistroi në evidencat e saj zyrtare. 


    Ai tutje ka thënë se të njëjtit, person kontakti kanë pasur një person të infektuar në Serbi.

    “Veriu i Kosovës është është pjesë integrale e Kosovës, me të cilën ne kemi kontaktuar dhe janë dy raste jo tre, dhe të njëjtit kanë pasur kontakt me një person pozitiv në Serbi. Këto raste janë kontaktuar nga IKSHPK dhe po mbahen në kontroll”, ka thënë ai.

    Ai tutje, për një rast tjetër i raportuar në Graçanicë, ka thënë se për të njëjtin kanë mësuar nga mediat.

    Gazeta Onlone ‘Reporteri.net’ ka raportuar mbrëmë se dy persona me iniciale V.N (femër e lindur në vitin 1977) dhe D.J (mashkull i lindur në vitin 1973), me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe Leposavic, janë konfirmuar me COVID 19.

    Të njëjtit, deri më sot nuk janë përfshirë në të dhënat zyrtare të Kosovës, për të prekurit me pandeminë Coronavirus.

    Këto dy raste, tashmë rrit në 93 numrin e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Një prej të prekurve ka humbur jetën si pasojë e pandemisë, ndërsa një tjetër është shëruar.

    Veriu jashtë kontrollit: Atje 2 raste me coronavirus, asnjëri i përfshirë në 91 rastet zyrtare të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!