×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas skandalit diplomatik me Xhamajkën, Thaçi dhe Çitaku shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjerit

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 10:54

    Javën që e lamë pas më shumë se dy vitesh pa njohje, të gjithë iu gëzuan faktit se një shtet kishte vendosur ta njohë  Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.


    Por ky gëzim zgjati më pak se 24 orë, pasi që lajmi për njohje u demantua nga udhëheqësit e këtij shteti.

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ishte i pari që publikoi në Twitter se Xhamajka e njohu Pavarësinë e Kosovës. Aty, Thaçi shkroi se për njohjen e Kosovës nga Xhamajka u njoftua nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

    Të nesërmen  Xhamajka demantoi njohjen e Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme të këtij shteti, reagoi në Twitter, duke thënë se Xhamajka nuk ka marrë vendim për njohjen e Kosovës.

    Reagoi presidenca duke hedhur “fajin” sërish tek ambasadorja Çitaku e cila po mbrohej në heshtje, shkruan Reporteri.net.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,i cili tha se Vlora Çitaku, e ka njoftuar MPJ-në për njohjen nga Xhamajka nëpërmjet postës elektronike, paralajmëroi se shumë shpejtë do të ndërmarr masa lidhur me skandalin.

    Pasi që të gjithë kishin drejtuar gishtin  kah Ambasada në Amerikë, përkatësisht Vlora Çitaku nga ku po prisin një “sqarim të situatës”, pas dy ditësh reagoi edhe ambasadorja e Kosov, e cila tha se  shumë palë të tjera jashtë Kosovës janë të përfshira dhe se çdo gjë do të sqarohet me kohë.

    Ndërkohë sot në Uashington po qëndron presidenti i Kosovës, ku është takuar edhe me ambasadoren Çitaku. Ata knë zhvilluar mbrëmë një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!