×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas temperaturave të larta, rrebesh shiu në Prishtinë

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 16:32

    Reshjet e shiut janë rikthyer në kryeqytet.


    Pas disa ditëve me temperatura shumë të larta, reshjet e dendura të shiut janë rikthyer në Prishtinë.

    Gjatë orëve të mesditës qytetarët rrugëve janë zënë në befasi, kur dielli është zëvendësuar me retë shumë shpejt dhe frymat e forta kanë sjellë edhe reshje të dendura të shiut, shkruan Express.

    Sipas meteorologëve, shiu pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme të javës dhe temperatura do të jenë pak më të ulëta ndërsa të premten pritet të kthehet moti i nxehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!