×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas tre orë ngujim të liderëve në takim, VV e LDK nuk sjellin asgjë të re

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 19:19
    Isa Mustafa dhe Albin Kurti

    Pas tre orësh ka përfunduar takimi në Kuvend mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafes. Sërish palët nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, përveç asaj që takimit mes VV-së dhe LDK-së të vazhdojnë.


    Avdullah Hoti i LDK-së, pasi ka dalë nga takimi në të cilin edhe ai morri pjesë, tha se negociatat mes dy partive nuk janë përfunduar ende dhe takime mes liderëve do të ketë sërish gjatë ditëve në vijim.

    “Nuk e kemi përmbyllur ende. Kaq mund të ju them tani. Në ditët e ardhshme do të takohemi prap. Jemi pajtuar se duhet të vazhdohet edhe më tutje në arritjen e marrëveshjes”, u tha Hoti gazetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Më konkret për mos arritje të marrëveshjes ishte Glauk Konjufca i VV-së.

    “Krejt çka mund të ju them sonte është se nuk pati marrëveshje. Do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai.

    Takimi i sotëm Kurti-Mustafa ka nisur pak pas orës 16:00. Paraprakisht, sot paradite, të dy liderët kanë mbajtur mbledhje të kryesive.

    Në LDK gjatë ditës ka patur përplasje mes dy nënkryetarëve Agim Veliu e Vjosa Osmani. Kjo e fundit nuk u pa në takimin e sotëm, për dallim nga Veliu i cili bashkë me Lutfi Hazirin e Avduallah Hotin shoqëruan kreun e LDK-së në takimin e sapo përfunduar me kreun e VV-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!