×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vdekjeve të dyshimta, mobilizohet qeveria: Ministri Zemaj, Valbon Krasniqi e drejtoresha e Infektives në zyrën e Kryeministrit

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 13:15

    Vdekja e menjëhershme dhe e dyshimt sot në mëngjes e katër pacientëve me Covid 10, ka mobilizuar qeverinë e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, infektologu Valon Krasniqi dhe drejtoresha e Infektivës në QKUK, janë parë duke hyrë në objektin e qeverisë, ku sot në punë ka dalë edhe kryeministri Avdullah Hoti.


    Kryeministri i cili ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, në zyrën e tij, paraprakisht po zhvillon takim me ministrin Zemaj, infektogolun Krasniqi dhe drejtoreshën e Infektivës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vdekja e katër pacienteve me Covid 19 sot në mëngjes po dyshohet se ka ardhur si shkak i defekteve në aparaturat përmes së cilave pacientët marrin oksigjen.

    Në oborrin e QKUK’së, sot që nga mëngjesi kanë qenë prezentë edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kishin rrethuar hapësirat e Klinikës Infektive ku janë të shtrirë pacientët. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!