×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vendimit të Kushtetueses, paralajmërohet protestë gjithëpoullore më 5 qershor

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 23:51

    Pas vendimit të Kushtetueses e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës, është paralajmëruar një protestë  gjithëpopullore më 5 qershor.


    Thuajse menjëherë pas vendimit, në rrjetin social në Facebook është krijuar një grup ku bëhet thirrje për pjesëmarrje në një protestë siç thuhet gjithë popullore që do të mbahet më 5 qershor në ora 12:00, në sheshin “Skenderbeu”, shkruan Reporteri.

    Se kush qëndron prapa kësaj thirrje nuk dihet ende por ajo është shpërndarë në një faqe “me kryeministrin”.

    Kujtojmë se një test për protestë, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje është mbajtur edhe sot në sheshet e Prishtinës.

    Vendimi i Kushtetueses nga ana e Vetëvendosjes është quajtur skandaloz, gjersa Glauk Konjufca nga kjo parti ka thënë se ky vendim do të shkaktojë revoltë qytetare./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!