×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vendimit të Kushtetueses Rron Gjinovci paralajmëron protesta masive me 200 mijë njerëz

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 23:33

    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi, me anë të të cilit, Avdullah Hoti nga LDK u mandatua për kryeministër të ri të Kosovës.


    Në aktgjykimin e Kushtetueses thuhet që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.

    Pas këtij vendimi, analisti Rron Gjinovci ka paralajmëruar  protesta masive.

    Gjinovci nga “T7” paralajmëroi protesta me 200 mijë protestues, ku sipas tij mund të infiltrohen shërbime sekrete të huaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!