×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi PDK e LDK e quajtën Dukagjinin televizion të VV-së, reagon Panduri: Po rrezikoni 150 gazetarë

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 16:41

    Drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka reaguar pas akuzave që patën dy partitë politike, LDK e PDK ndaj këtij televizioni, shkruan Reporteri.net.


    Panduri ka thënë se si medium kanë ndjekur me shqetësim sulmet nga partitë politike. Sipas tij, RTV Dukagjini në sondazhin të cilit po i referohen subjektet politike, që po kërcënojnë me mospjesëmarrje, ka respektuar me përpikmëri të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavaruar i Mediave.

    Tutje, Panduri ka thënë se presin që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje, ngase në këtë mënyrë po i rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren.

    Reagimi i plotë:

    Po i rrezikoni 150 gazetar/e!
    Me shumë shqetësim kemi ndjekur sulmet e bëra nga partitë politike.
    RTV Dukagjini në sondazhin të cilit po i referohen subjektet politike, që po kërcënojnë me mospjesëmarrje, ka respektuar me përpikmëri të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavaruar i Mediave.
    Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: Porositësi, Kryerësi, Numri i Respodentëve dhe Margjina e Gabimit.
    Ne presim që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje.
    Debatet politike gjatë gjithë kohës në RTV Dukagjini kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla.
    Përmes kësaj gjuhe që po përdorin partitë politike po rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren!
    RTV Dukagjini është platformë e të gjitha qëndrimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!