×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi u dënua nga Policia e Kosovës, Xhavit Haliti shfaqet me maskë në Komisionin Parlamentar

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 12:14

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është shfaqur me maskë sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku po raporton ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.


    Si duket Haliti ka ndjekur këshillat për mbajtjen e maskës, pasi që para se të shkonte në Kuvend është gjobitur nga Policia e Kosovës për mos mbajtjen e maskës, shkruan lajmi.net.

    Deputeti Haliti është gjobitur nga zyrtarët policor gjatë rrugës për në Kuvend.

    Deri më tani, Haliti nuk është prononcuar për media rreth gjobës, teksa mbledhja e Komisionit po vazhdon ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!