×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi u infektuan me coronavirus tri infermiere, mbyllet reparti Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 8:03

    Reparti i pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është mbyllur përkohësisht pasi tre infermiere kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.


    Ato ishin kontakte të infermieres nga një spital privat në Prishtinë.

    Në dy ditët e fundit në komunën e Gjilanit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 10 persona, një dje dhe nëntë sot. Rasti i djeshëm ishte një infermiere nga një spital privat në Prishtinë dhe të gjitha rastet e sotme janë kontakte të saj.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e qendrës operative ku janë bërë të ditur detaje të këtyre rasteve pozitive. Epidemiologia nga Qendra rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan ka bërë të ditur se rastet pozitive të ditës së sotme janë kontakte të infermieres: pesë familjarë, tre infermiere në repartin e pediatrisë në Gjilan dhe një grua shtatzënë.

    Një infermiere e pediatrisë në spitalin e Gjilanit ka qëlluar të jetë familjare e infermieres nga spitali privat në Prishtiën dhe si rezultat ka bartu virusin tek kolegët e saj në spital. Për këtë shkak Haziri ka njoftuar se reparti i pediatrisë do të mbyllet përkohësisht.

    “Të gjithë punëtorët e pediatrisë në Spitalin e Gjilanit do të vetizolohen detyrimisht dhe mbyllet reparti. Shërbimet do të kryhen në nivelin parësor përmes pediatërve të QKMF-së”, ka deklaruar Haziri.

    Ai ka bërë të ditur se rastet pozitive janë në 5 familje të ndryshme dhe ato do të karantinohen deri në një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Në Gjilan deri më sot janë konfirmuar 61 raste pozitive, ndërsa aktive janë gjithsej 13 raste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!