×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi u shërua nga coronavirusi, vdes një grua nga Gjilani

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 14:31

    Një banore e fshatit Lladovë e Gjilanit, ka ndërruar jetë. E njëjta, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus megjithatë, më pas ishte shëruar.


    Këtë lajm e ka bërë të ditur, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri në një njoftim për media.

    “Fatkeqësisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e Covid-19. Është trajtuar me Covid-19, por pasi është shëruar, për shkaqe tjera sekondare ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.

    Haziri iu ka shprehur ngushëllime familjes duke shtuar që lufta për pandeminë ka dalë e suksesshme, por që e ndjera për shkaqe tjera ndërroi jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!