×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e drejtorit të ri të Ujësjellësit

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 10:15

    Drejtori i ri i Ujësjellësit “Prishtina” që u emërua para pak ditësh nga Qeveria në detyrë, është zyrtar i lartë në KRU “Prishtina” qe dy vite.


    Qeveria e Kosovës vendosi që të largojë nga puna dy autoritetet më të larta të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “ Prishtina ”sh.a.

    Kontrata iu ndërpre, zyrtarit kryesor financiar dhe të thesarit dhe zëvendës Kryeshefit ekzekutiv. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv u lirua nga kjo detyrë. Në vendin e tij, Qeveria e emëroi Sokol Xhafën, i cili ishte drejtor teknik në KRU “Prishtina”, që sipas skemës organizative të Ujësjellësit, me përgjegjësi ishte në pozitë menjëherë pas Kryshefit Ekzekutiv.

    Në pozitën e drejtorit teknik ishte emëruar me datë 10.01.2018, shkruan lajmi.net.

    Sipas deklarimit të pasurisë që Xhafa e ka shpalosur në vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në Ujësjellës si drejtor ai ka pasur pagë mujore në vlere prej 1765 eurove, ose 21,184.35 euro në vit.

    Po, sipas deklarimit të pasurisë, Xhafa ka pasur të hyra tjera edhe nga dy kategori. Si ligjërues -asistent në Universitetin për Biznes dhe Teknologji ka deklaruar të hyra 2,459.66 euro në vit – part time (punë me kohë të pjesshme), dhe të hyra nga Kompania “Bajraktari” sh.p.k në vlerë prej 2000 eurove -honorar. Këtu i angazhuar si inxhinier i Hidroteknikes.

    Tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar se posedon një shtëpi të përbashkët 148.00 m2, në vlerë prej 40.700.00 euro, një parcelë tokë 370.00 m2 e përbashkët e trashëguar, në vlerë prej 26 mijë euro, një parcelë tjetër tokë 1000 m2 e trashëguar e përbashkët në vlerë prej 200 mijë euro, dhe një parcelë tokë në emrin e tij e blerë në vitin 2017 në sipërfaqe prej 450 m2 në vlere prej 30 mijë eurove.

    Tek pasuria e luajtshme e ka deklaruar një veturë në emrin e tij Mercedes Benz 250VDI e blerë në vitin 2018 në vlerë prej 11 mijë e 500 euro. Po ashtu ka deklaruar, stoli ari në emër të bashkëshortes në vlerë prej 4500 euro.

    Kishte deklaruar se para të gatshme në bankë ne emrin e tij i ka 21 mijë e 972 euro dhe 550 në emrin e bashkëshortes.

    Po ashtu, ka deklaruar se ka shumë detyrime financiare ndaj disa personave, para të cilat i ka marrë borxh në periudha të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!