×
  • Lajme
  • Lajme

    Pazari kryefjalë: Tani Albulena Haxhiu akuzon NISMA-n se “përziu” me Listën Serbe

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 22:45

    Anëtarja e Kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu, u është përgjigjur deklaratave të mëhershme të Nismës.


    Në një komunikatë, Nisma ka thënë se VV po bën pazare me Nenad Rashiqin duke dërguar ankesë në Gjykatën Supreme për votat e ardhura nga Serbia.

    “Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it. A thua pse?”, ka thënë Haxhiu.

    “Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe”, thotë tutje ajo.

    Por gjithsesi Haxhiu ka besim se Gjykata Supreme do të vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ndryshe, vendimi i djeshëm i PZAP’së për mosnumërim të votave nga Serbia i heq tre deputetë LVV’së dhe e fut koalicionin Nisma-AKR-PD në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!