×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Aktivistët e VV-së e përgjaken humanistin dhe veprimtarin e PDK-së

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 16:20

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin ndaj humanistit dhe veprimtari të tyre nga Ferizaj, Jakup Sabedini.


    PDK-ja e ka drejtuar gishtin nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët, sipas tyre, e kanë sulmuar veprimtarin e kësaj partie, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, PDK-ja e dënon përdorimin e dhunës dhe shton se ai është raportuar tek organet e sigurisë por të cilat, siç thonë ata, nuk kanë marrë asnjë veprim.

    Ndryshe, ishte i anëtar i shtabit zgjedhor lokal në PDK-në e Ferizajt në zgjedhjet e 6 tetorit, motiv ky që, sipas PDK-së, nxiti sulmin.

    Publikimi i plotë i PDK-së:

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! sulmojnë rëndë humanistin dhe veprimtarin e PDK-së në Ferizaj, Jakup Sabedini

    Dhuna është e papranueshme kudo që ndodh e ndaj kujtdo që ndodh! Fatkeqësisht, të shtunën, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, sulmuan aktivistin e devotshëm politik të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe humanistin shembull të qytetit tonë, Jakup Sabedini, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku ofrimi i shërbimeve urgjente mjekësore ishte i pashmangshëm. Rasti është raportuar menjëherë tek organet e sigurisë, porse deri më tani, nuk ka asnjë veprim që do ta ndriçonte rastin në plotni.

    Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, përmes këtij reagimi, dënon fuqishëm këtë akt të dhunës të motivuar politikisht dhe fton organet e drejtësisë dhe ato të sigurisë ta ndriçojnë këtë rast dhe të mbajnë përgjegjës kryesit deri në dënimin meritor.

    Shembujt e tillë ku spiralja e dhunës shtrihet mbi aktivistët politik dhe humanistët e dalluar, thyejnë rëndë besimin e qytetarëve në forcat politike dhe humbin përfundimisht parametrat e një gare e pjesëmarrje të ndershme në subjektet e aktivitetet politike.

    Aktivisti Sabedini, ishte i anëtar i shtabit zgjedhor lokal në PDK-n e Ferizajt, në zgjedhjet e 6 tetorit, motiv ky që nxiti sulmin ndaj tij nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! e si rrjedhojë, kërcënimet e tilla kanë ndodhur për një interval të konsiderueshëm kohor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!