×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PDK e nis fushatën me gjuhë si dikur Vetëvendosje ndaj mediave, sulmon RTV Dukagjinin: Është televizion i oligarkut të të gjitha sistemeve

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 19:09

    Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka nisur fushatën e kësaj partie me sulme ndaj mediave, siç bënte dikur Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.


    Krasniqi e ka sulmuar RTV Dukagjinin pas publikimit të një sondazhi ditën e kaluar i cili thoshte se VV do të fitojë 54.1 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ai ka thënë se RTV Dukagjini është televizion i oligarkut të të gjitha sistemeve.

    “Televizioni i oligarkut të të gjitha sistemeve, Ekrem Lluka, qe disa kohë është bërë de facto organ i Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, kur qytetarët shikojnë TV Dukagjinin, ata janë të ekspozuar direkt ndaj propagandës së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Është dëshmuar shumë herë deri tash se Albin Kurti nuk tregon respekt për parimet themelore të demokracisë. Ai po e përdor kanalin e Ekrem Llukës për të promovuar lajme të rreme dhe sondazhe të trilluara”, tha Krasniqi.

    Ai ka thënë se duhet t’i thuhet mjaft propagandës.

    “Është koha t’i themi MJAFT MË kamuflimit të propagandës si kinse-gazetari. Sepse, këto janë metoda që përdoren nga diktatorët autokratë. Këto janë metoda që përdoren nga populistët”, shtoi ai.

    Krasniqi ka thënë se PDK do t;i zbulojë para opinionit të gjitha arsyet e rreshtimit të Llukës krah Kurtit.

    “Por, Partia Demokratike e Kosovës, qoftë në qeveri apo në opozitë, do t’i zhveshë dhe do t’i zbulojë para opinionit publik motivet e vërteta të rreshtimit provokues të Ekrem Llukës me taktikat dhe qëllimet e Albin Kurtit. Vlerësim për opinionistët që edhe në këtë strofull të Vetëvendosjes e ruajnë profesionalizmin dhe paanshmërinë e tyre. Le të tregojmë respekt për qytetarët tanë, për institucionet tona dhe për vendin tonë, duke respektuar të gjithë procesin zgjedhor dhe rregullat themelore të angazhimit politik demokratik, informimin e lirë dhe të paanshëm”, është shprehur Krasniqi nëpërmjet një statusi në Facebook.

    Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara sulmonte çdo medium duke thënë se po bëjnë fushatë kundër tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!