×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK ia merr AAK-së një anëtar të këshillit të përgjithshëm

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 16:43

    Samir Bytyqi, anëntar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë si dhe eksperti Besmir Gegaj specialist i Reumatologjisë në Suharekë, i janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.


    Ata i ka pritur të shtunën lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re.

    Samir Bytyqi është Specialist i Oftamologjise dhe Asistent në Fakultetin e Mjeksisë. Ai është bashkëshort i asambleistes më të votuar të AAK-së në Suharekë e cila pritet po ashtu t’i bashkohet PDK-së në ditët në vijim.

    Ndërsa Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë.

    Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendahëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!