×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja deklarohet për takimin në Ambasadë: Inkurajojmë Qeverinë për marrëveshje me njohje reciproke

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 14:32
    Abelard Tahiri me bashkëpartiakë të PDK'së

    Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me komunikatë pas takimit të sotëm në Ambasadën Amerikane, ku u diskutua për dialogun me Serbinë.

    PDK thotë se e mbështet dhe inkurajon Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, shkruan Reporteri.net.

    “Partia Demokratike e Kosovës sot i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takim të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë, partive politike dhe shoqërisë civile.

    PDK vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

    Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente.

    Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

    Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

    Pas takimit është deklaruar edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut, shkruan Reporteri.net.

    “Sot mbajtëm një diskutim në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

    Hovenier pas diskutimit për Asociacionin: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!