×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja e shpalli në kërkim, Agim Veliu bën fushatë në Podujevë

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 15:34

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së sotme plenare, përmes një fotografie të vendosur në ulësen e Agim Veliut, e ka shpallur “të humbur”, këtë të fundit.


    Musliu ka kërkuar që Agim Veliu të shfaqet në Kuvend, por si duket ai ka qenë i zënë duke bërë fushatë në Podujevë, në përkrahje të Nexhmi Rudarin, kandidatit për kryetar të Pdujevës nga LDK-ja.

    Ndërkaq, derisa kreu i LDK-së Isa Mustafa, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, po mbanin fjalim, u penguan nga disa aktivistë të Vetëvendosjes, duke brohoritur emrin e Shpejtim Bulliqit.

    Reporteri.net raportoi se aty ka ardhur edhe deri te një incident në mes të simpatizantëve të VV-së e LDK-së.

    Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur duke mos respektuar distancën në kundërshtim me masat anti-Covid.

    Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë.

    Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë: Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK). /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!