×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja i jep një goditje NISMA-s, i merr kryetarin e një dege

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 15:30

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s në Suharekë, i është bashkuar PDK-së, shkruan Reporteri.net.


    Hoxhaj ka thënë se Hajdaraj ka qenë një prej aktivistëve të parë të PDK-së dhe tani është rikthyer në shtëpinë e tij.

    “Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ushtari i orëve të para të UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes. Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti njërin prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeverisës si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!”, ka shkruar Hoxhaj.

    Ndryshe, Sami Hajdaraj, ka qenë edhe ish-zëvendësministër dhe një nga njerëzit më të afërm të Fatmir Limajt në Suharekë. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!