×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kërkon të zbatohet vendimi për lirimin nga pagesa në trafikun urban gjatë dimrit

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 13:59

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, përmes një konference ka kërkuar që të nisë zbatimi i vendimit për lirim nga pagesa për qytetarët që shfrytëzojnë Trafikun Urban.


    Asamblisti i PDK’së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, tha se propozimi i partisë së tij është vendim nga 11 nëntori.

    Ai tha se kryetari Shpend Ahmeti e ka për obligim zbatimin e vendimeve të Kuvendit Komunal.

    “Qytetarët sot më shumë se kurrë kanë nevojën për ndihmë, komuna ka të shpenzuar vetëm 60% të buxheti komunal, dhe kjo është një arsye që të zbatohet ky vendim”, tha Retkoceri.

    Nënkryetari i PDK’së në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se shfrytëzimi i trafikut urban do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit.

    “Gjatë viteve të kaluara Prishtina është renditur vendi më i ndotur, këtë vit gjenda është më e rëndë për shkak të pandemisë pasi personat me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar. Në fillim të këtij muaji propozuam transport falas kjo vlen për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Musliu.

    Ndërkohë, propozimin e PDK’së e kanë mbështetur dhe miratuar edhe asamblistët tjerë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Sipas këtij propozimi, qytetarët do të udhëtojnë pa pagesë deri në muajin mars të këtij viti.

    Kjo sipas PDK’së po bëhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!