×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Kurti e ka blerë deputeten Adelina Grainca, i ofroi para të majme

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 19:13

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Adelina Grainca u largua nga kjo parti.


    PDK përmes një kumtese thotë se deputetja Graincën e ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet, pasi siç thotë ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta Vjosa Osmanin për presidente.

    PDK thotë se Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj.

    “PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në reagimin e PDK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!