×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK mbështet gastronomët, “pro” heqjes së kufizimit të lëvizjes

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 23:35

    Pandemia Covid 19 ka goditur jashtëzakonisht shumë sektorin e gastronomëve. Këta të fundit sot kanë vazhduar pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, ku në shenjë proteste kanë thyer pjata.


    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se protestat do të vazhdojnë më 25 shtator para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e rëndë të krijuar në këtë sektor si pasojë e masave të vendosura nga qeveria.

    Ai ka kërkuar që të hiqet kufizimi i lëvizjes si për qytetarë, ashtu edhe për biznese, duke thënë se masat e Qeverisë ndaj sektorit të gastronomëve, ka pasur ndikim negativ pasi që 30 për qind e stafit ka mbetur pa punë.

    Në mbështetje të kërkesës së gastronomëve është edhe Partia Demokratike e Kosovës.

    Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, thotë për Reporteri.net se është për rishqyrtimin e masave, pas uljes së rasteve.

    “Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konform situatës duhet t’i rishqyrtojnë edhe masat. Kërkesat e gastronomëve janë të drejta, pasi ata kanë mbyllur bizneset me muajt të tërë dhe ju kanë përmbush rekomandimeve. MSH duhet të mos jetë rixhide me marrë një masë dhe me qëndruar pas saj dhe me bërë politikë me masat mbrojtëse, masat duhet të rishikohen”, ka thënë Haxhiu për Reporteri.net.

    Kujtojmë se sot në Kosovë vdiqën 2 persona nga Covid-19, 61 raste të reja dhe 119 persona u shëruan.

    Në total 613 persona kanë vdekur, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 880. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!