×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK nuk përkrah Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, jep propozim lidhur me 10%-shin e Trustit

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 10:49

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një konferencë për medie, ka kërkuar që në vedn të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, të votohet propozimi i saj.


    Sipas Hamzës, propozimi i Qeverisë nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk ndihmon të gjitha kategoritë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se nëse është në pyetje vetëm mjetet e Trustit, si PDK propozojnë që të ndryshojnë vetëm një nen të Ligjit për Fondet Pensionale dhe kjo sipas tij mund të përfundohet me procedurë të përshpejtuar dhe PDK do ta përkrah.

    “Siç jeni të informuar sot në seancë janë dy projektligje që kanë të bëjnë me adresimin e nevojave të Kosovës. Është iniciativa e PDK-së dhe ajo e qeverisë. Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, të mire dhe të qëndrueshëm. Ligji që e ka propozuar qeveria nuk ka substancë. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e trustit mund ta ndryshojmë vetëm një nen të ligjit për fondet pensionale. Unë them që është mirë që qeveria të votojë propozimin tonë. Është më gjithëpërfshirës. Dyja janë në votim. Në këtë seancë të dyja janë në votim, por ne po themi nëse është veç trusti të mos bëhet ligj për rimëkëmbje, por të vije ai për fondin pensional”, ka deklaruar Hamza.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!